​Rinia e Llapit në përkrahje të kandidatit të VV-së Shpejtim Bulliqi

Aktuale

​Rinia e Llapit në përkrahje të kandidatit të VV-së Shpejtim Bulliqi

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 15:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Në ditën e katërt dhe të parafundit të fushatës zgjedhore për të parin e Podujevës.

Kandidati për kryetar komune Shpejtim Bulliqi është takuar me të rinjtë e Llapit, me të cilët ka biseduar për problemet me të cilat përballen dhe ndryshimet gjatë mandatit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai me këtë rast është shprehur se të rinjtë e Llapit janë të vendosur të votojnë për ndryshimet e mëdha pozitive të dielën në zgjedhjet për kryetar komune.

“Me zemrën, energjinë dhe vullnetin e ndryshimit. Me vajzat dhe djemtë e Llapit që kanë vendosur ta ndryshojnë komunën. Bashkë do të fitojmë!”, shkruan Bulliqi në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat