Gjoshi i PDK-së e quan Vjosa Osmani profitere në tregun politik të Kosovës

Aktuale

Gjoshi i PDK-së e quan Vjosa Osmani profitere në tregun politik të Kosovës

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 16:49
Betim Gjoshi

Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga u.d e presidentit, Vjosa Osmani që të nxjerrë dekret për shkarkimin e bashkëshortit të saj i cili sipas tij është emëruar kundërligjshëm në shërbimin e jashtëm.

Sipas tij, ky do të ishte shembull që Vjosa do t’ua tregonte të tjerëve se dallon nga prindërit dhe familjarët e atyre që u shkarkuan një ditë më herët.

Mirëpo sipas tij, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, ngase siç e ka quajtur ai, Osmani është “profitere në tregun politik të Kosovës”.

Postimi i plotë i Gjoshit:

“Parimorja” Osmani akoma nuk e ka nxjerrë dekretin për shkarkimin e burrit të saj të emëruar Ministër në Misionin Diplomatik të Kosovës në Shkup në shkelje të ligjit për Shërbimin e Jashtëm.

Emri i radhës që duhet t’ia dorëzojë dekretin për t’u kthyer në shtëpi është emri i burrit të saj.

Ky do të ishte shembulli nëse Vjosa Osmani do t’iu tregojë qytetarëve të këtij vendi se dallon nga prindërit dhe familjarët e të shkarkuarëve një ditë më herët.

Miq të mi!

Ja ku po ua them se Vjosa Osmani nuk do ta shkarkojë burrin e saj të emëruar në kundërshtim me ligjin për Shërbimin e Jashtëm.

Ajo nuk do ta shkarkojë sepse nuk është shembull i mirë, por është veç një profitere në tregun politik të Kosovës.

Ajo nuk i ka dhënë asgjë politikës kosovare, përveç që ka mbjellur urrejtjen në mesin e popullit bashkë me atë tjetrin, Albin K.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat