Deputeti i LDK-së: Koha është që disa me lëshu rrugë

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Koha është që disa me lëshu rrugë

Nga: H.O. Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 21:58
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli në një postim të tij në Facebook ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë.

Avdyli thotë se se tashmë e ka thënë se qytetarët na kanë lexuar letrat, po e dinë se kush jemi.

Ai thotë se nga këto zgjedhje kanë marrë një mesazh.

Sipas tij, ky mesazh duhet të lexohet drejtë që mashtrimi dhe dyfytyrësia nuk ka vend në politikë.

“Të premten në intervistën "Pa maska" e thash qytetari na ka lexu letrat, po e din per secilin kush është. Mesazhi i Podujevës duhet të lexohet drejtë, mashtrimi e dyfytyrësia ska vend në politikë. Koha është që disa me lëshu rrugë”, shkruan deputeti Avdyli./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat