Ish shefit të SHIK-ut Kadri Veselit iu konfiskua pasaporta një ditë para arrestimit! Veseli nuk ia hapte telefonin Gjykatës speciale

Aktuale

Ish shefit të SHIK-ut Kadri Veselit iu konfiskua pasaporta një ditë para arrestimit! Veseli nuk ia hapte telefonin Gjykatës speciale

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 21:02
Kadri Veseli

Një ditë para arrestimit Kadri Veseli, saktësisht në ora 16:30, nuk u përgjigj kur i ra telefoni nga përfaqësues të Gjykatës speciale. Dhjetë minuta më vonë, u telefonua një këshilltar i tij, dhe ai u përgjigj.

‘Një përfaqësues i një prokurori të specializuar është në linjë. Ju lutem thoni z. Veselaj të telefonojë urgjentisht’, iu tha këshilltarit të kryetarit të PDK’së.

Pas gjashtë minutash, përfaqësuesi i prokurorit u thirr nga avokati i Veselit Ben Emerson dhe i tha se ai ishte përfaqësues i Veselit. Mbrojtësit i thanë që ta informonte klientin se akuza ishte konfirmuar dhe se ai do të kishte mundësinë të dorëzohej vetë të nesërmën në ora 10:00 të mëngjesit. Në ora 18.04 Emerson telefonoi përsëri dhe konfirmoi se Veseli do të shkojë vullnetarisht para trupave të Gjykatës speciale.

Para përfundimit të bisedës, përfaqësuesi i prokurorisë i kujton Emerson’it se Veseli duhet të sjellë pasaportën e tij. Të nesërmen, në kohën e caktuar, në bazën e EULEX-it, Veseli u bë i paraburgosur i Hagës dhe zbuloi se ai ishte në të njëjtën akuzë me Thaçin, Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Ndërsa priste transferimin në aeroport, atij iu sollën ushqim dhe ujë. Ai gjithashtu u shërbye përsëri në aeroplan. Pas mbërritjes në njësinë e paraburgimit dhe pas procedurës dhe bisedës me avokatin, Veseli falënderoi shefin e sigurimit për profesionalizmin dhe mënyrën e dërguarjes së tij në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat