Naim Fetahu e uron Bulliqin për fitoren, t’i marrë urgjentisht parasysh kërkesat dhe hallet e qytetarëve të Podujevës

Aktuale

Naim Fetahu e uron Bulliqin për fitoren, t’i marrë urgjentisht parasysh kërkesat dhe hallet e qytetarëve të Podujevës

Nga: A.SH Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 21:34
Naim Fetahu

Naim Fetahu që ishte kandidat për kryetar të Podujevës nga radhët e PDK-ës, ka uruar kundërkandidantin nga VV, Shpejtim Bulliqin për fitoren e Podujevës.

Ai ka kërkuar nga Bulliqi që urgjentisht ti marrë parasysh kërkesat dhe hallet e qytetareve te Podujevës, sepse ata e meritojnë një jetë më të mirë.

Postimi në Facebook:

Të dashur qytetarë të Podujevës,

E filluam fushatën në muajin Mars dhe e përfunduam këtë të Diel.

Përgjatë kësaj kohe, edhe pse në situatë të rënduar nga pandemia COVID-19, unë isha në kontakt të vazhdueshëm me ju, në takime dhe bashkëbisedime të shumta.

U jam shumë mirënjohës dhe shpreh falënderimet më të përzemërta për ju që më dhatë rastin të shpalosë ofertën time për Podujevën, ofertë e cila besoj që ishte zgjidhja e një krize të kahmotshme e cila e ka kapluar qytetin tonë, por që ajo nuk e mori mbështetjen e nevojshme.

E uroj z. Shpejtim Bulliqi dhe i dëshiroj punë të mbarë. Kërkoj që ti marrë urgjentisht parasysh kërkesat dhe hallet e qytetareve te Podujevës, sepse ata e meritojnë një jetë më të mirë.

Unë nuk do të ndalem por do të mbesë i përkushtuar për punë në të mirë të qytetarit dhe vendit.

Duke ju falënderuar përzemërsisht secilin nga ju që më ndihmuat në ketë kohë të vështirë për vendin, ju them se u jam mirënjohës përgjithmonë.

Me shumë respekt,

Naimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat