AGK dënon gjuhën denigruese dhe kërcënuese të anëtares së LDK-së, Melihate Tërmkolli, në drejtim të gazetarit Arsim Lani

Aktuale

AGK dënon gjuhën denigruese dhe kërcënuese të anëtares së LDK-së, Melihate Tërmkolli, në drejtim të gazetarit Arsim Lani

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

PRISHTINË 01.12.2020 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, e vlerëson tërësisht të papranueshme gjuhën ofenduese dhe kërcënimet nga anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës - LDK, Melihate Tërmkolli, në drejtim të gazetarit të Televizionit 7, Arsim Lani.

Tërmkolli gjatë ditës së djeshme përmes një mesazhi elektronik të dërguar pas emisionit ‘Frontal’ udhëhequr nga Lani, e ka quajtur atë "bërllok" dhe "i pafytyrë", për shkak se siç e ka bërë të ditur gazetari për AGK-në, Tërmkolli nuk ishte njoftuar paraprakisht për të ftuarin tjetër në studio. Krahas ofendimeve, ajo gjithashtu e ka kërcënuar gazetarin, duke i thënë se “do ta paguajë për mundin dhe ftohjen” që sipas saj, ai ia ka shkaktuar.

Për AGK-në është shqetësuese fakti që gazetarët janë ende pre e ofendimeve të tilla nga zyrtarët politikë. Gjuha e tillë denigruese e përdorur nga Tërmkolli, është tërësisht e papranueshme dhe e cenon lirinë e shprehjes dhe medieve.

AGK-ja u bën thirrje zyrtarëve politikë që ta njohin rolin e gazetarëve në një shoqëri demokratike dhe të përmbahen nga ofendimet në drejtim të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat