Bulliqi: Kosovës i duhet një president konsensual që përkrahet nga të gjitha subjektet politike

Aktuale

Bulliqi: Kosovës i duhet një president konsensual që përkrahet nga të gjitha subjektet politike

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 23:33
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i ri i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se Kosovës i duhet një president konsenual, i cili sipas tij, do të kishte përkrahje nga të gjitha subjektet politike.

Në intervistën e javës, Bulliqi ka deklaruar se ky president është i domosdoshëm.

“Vendit i duhet një president, i cili në radhë të parë ka kredibilitet të lartë, dhe në radhë të dytë, një president konsensual, i cili mund të ketë pajtueshmëri të gjitha subjekteve politike. Prandaj, vendit i duhet një president konsensual, i cili në një far forme ka përkrahje të të gjitha subjekteve politike dhe që mund të jetë i një familjeje me kredibilitet të lartë”, ka thënë Bulliqi.

Bulliqi, i cili fitoi në zgjedhjet për kryetar të Podujevës nga radhët e VV-së, ka thënë se vendi, sipas tij, duhet të shkojë në zgjedhje, pasi që sipas Bulliqit, është në interes të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat