Reshitaj: Propozimet e Haradinajt për huazim të votave, partitë tjera i bëjnë në tavolina me dyer të mbyllura

Aktuale

Reshitaj: Propozimet e Haradinajt për huazim të votave, partitë tjera i bëjnë në tavolina me dyer të mbyllura

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 01:05
Reshitaj dhe Haradinaj

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj thotë se qytetarët nuk po i besojnë më mendësisë së vjetër politike. Reshitaj në “Debat Plus” thotë se ka ardhur koha që mendësia e vjetër të ndryshohet te të gjitha subjektet politike.

Deputetja e pozitës thotë se besojnë në figurën e Ramush Haradinajt se ai është garantë për siguri në këtë situatë të vështirë për vendin.

“Me Ramushin president do të ketë stabilitet të qëndrueshëm politik. Unë nuk po shoh se ka kritikë ndaj Haradinajt por më shumë një revansh”, tha ajo.

Reshitaj thotë se AAK ka bashkëpunuar me subjektet politike sa herë që ka qenë në pyetje interesi i vendit.

Duke iu referuar deklaratës së Haradinajt për “huazim” të votave, Reshitaj thotë se Ramushi është transparentë me publikun për dallim nga liderët tjerë.

“Të gjitha ato që i ka thënë Ramush Haradinaj për “huazimin” e votave për president, subjektet tjera i bëjnë në tavolina me dyer të mbyllura. Nuk ka risi këtu…Mos harroni në këtë situatë aspak nuk është privilegj të jesh president”, tha ndër të tjera Albena Reshitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat