Ku do të jetë kryeministri Hoti në kohën kur Kushtetuesja vendos për fatin e tij

Aktuale

Ku do të jetë kryeministri Hoti në kohën kur Kushtetuesja vendos për fatin e tij

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 09:55
Avdullah Hoti

Gjykata Kushtetuese sot në një seancë publike do të diskutojë për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

LVV-ja është ankuar në Kushtetuese pas votimit të Qeverisë Hoti nën pretendimet se kjo qeveri është jolegjitime, pasi që votën e 61-të pro saj e ka dhënë deputeti Etem Arifi, i dënuar me vendim të prerë nga Gjykata.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa për shkak të pandemisë do të mbahet përmes një videokonference.

Nuk dihet se sa do të zgjasë ajo, veçse sipas procedurave, vendimi përfundimtar mund të jepet nga Kushtetuesja edhe sot gjatë ditës.

Në momentet kur në Kushtetuese do të diskutohet për këtë çështje, Hoti do të jetë në një aktivitet në Istog.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Qeveria.

“Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 02.12.2020 .1.Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Kompleksit Memorial ‘’Dr. Ibrahim Rugova’’, thuhet në njoftim.

Dje kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është pyetur për seancën e sotme dëgjimore në Kushtetuese lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosjes.

Hoti tha se nuk shqetësohet nëse rrëzohet qeveria që ai e drejton, por hall të vetëm shtoi se e ka menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat