Vuçiq bisedoi me O’Brien - Ai lavdëroi kontributin e Serbisë për stabilitetin e Ballkanit thonë mediet

Aktuale

Vuçiq bisedoi me O’Brien - Ai lavdëroi kontributin e Serbisë për stabilitetin e Ballkanit thonë mediet

Nga: Fatmir Beka Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 19:08
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq bisedoi me telefon me këshilltarin për siguri kombëtare të ShBA-ve Robert O’Brien që sipas shërbimit për media nga presidenca e Serbisë, ai ka lavdëruar kontributin e Serbisë për stabilitetin dhe paqen në Ballkan që është tërheqës për investime amerikane edhe të huaja dhe do ndikojë në zhvillimin ekonomik, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Biseduesit kanë konstatuar se raportet mes dy vendeve janë në ngritje dhe ka shum mundësi për avancimin edhe në nivel më të lartë, posaçërisht në fushën ekonomike, njofton shërbimi për media.

Vuçiq ka falënderuar personalisht O’Brien për forcimin e raporteve serbo-amerikane, duke nënvizuar se hapja e zyrës regjionale të Korporatës Financiare Ndërkombëtare për Zhvillim në Beograd është mbështetje e fortë zhvillimin shoqëror edhe ekonomik të Serbisë dhe Ballkanit.

Ai ka shtuar se gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me këshilltarin e sigurisë O’Brien kupton pozitën e Serbisë dhe ishte përherë i gatshëm për të dëgjuar kërkesat dhe problemet e delegacionit serb.

Presidenti Vuçiq sipas “Kurir” ka theksuar se Serbia do të respektoj marrëveshjen nga Uashingtoni për normalizimin ekonomik të raporteve dhe shpreson se  ajo do të kontribuoj në paqe edhe stabilitet në regjion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat