Gani Geci i përgjigjet përsëri gazetarit Valon Syla: Ti nuk na tregove se...

Aktuale

Gani Geci i përgjigjet përsëri gazetarit Valon Syla: Ti nuk na tregove se...

Nga: P.R Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 20:28
Gani Geci dhe Valon Syla

Ish deputeti i LDK-së ka vazhduar përplasjen me gazetarin Valon Syla. Geci ka shkruar se Syla paguhet për të shkruar.

“Unë edhe ti askund nuk i kemi mexhat afër as malet as kullosat as një të keqe nuk e di që ta kam ba ndonjëherë. Ti i merr paret për këtë që ke fillua jo unë, unë vetëm po mbrohna nga soi i jot dhe siç jam mbrojt nga propaganda e Shtabit të Përgjithshëm që nja 22 vjet . Ata me kanë kerkua falje, por besoj që edhe ti ke mem kerkua falje njejtë sikur shefat e tu”, shkruan ndër tjerash Geci, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Prej meje nuk ki nevojë ti me u frikësua fare vetëm ata që janë shpifës e rrenca frikësohen prej meje, e unë që 22 vjet jam në luftë me grupe kriminelesh të paguar sikur ti që je i paguar të shkruash.

Ata ishin të paguar të vrasin e ti të shkruash.

Por drejtësia do ti godas të gjithë.

Ti nuk na tregove se a e ka nëna jote emrin Olivra OLA

Ti ja ke fillua kësaj luftēs se flliqtë për me u ba i madhë te bosat tu që të kanë paguar apo çfarë qëllimi ke ti nuk e di.

Për çdo vepër penale janë prokuroria e ti çfarëdo që ke për mua qoj në Prokurori.

Tu ka nal tagjija se të kanë shku shefat e tash jeni met ju zagart e tyre.

Neni 12 i kodit penal të Kosovës e parasheh mbrojtje e nevojshme si akt natyrorë kështu që unë jam mbrojt prej kriminelëve që 22 vjet njejtë po mbrohna edhe prej teje. E di që ju keni pas dëshirë të isha në varr por ja që jam gjallë sepse me ka lanë gjallë Zoti mu marr me njerëz si ata vrasësit që i kanë vra nja 100 anëtarë intelektual të LDK -së.

Unë edhe ti askund nuk i kemi mexhat afër as malet as kullosat as një të keqe nuk e di që ta kam ba ndonjëherë.

Ti i merr paret për këtë që ke fillua jo unë, unë vetëm po mbrohna nga soi i jot dhe siç jam mbrojt nga propaganda e Shtabit të Përgjithshëm që nja 22 vjet .

Ata me kanë kerkua falje, por besoj që edhe ti ke mem kerkua falje njejtë sikur shefat e tu.

Ti her po e lun rolin viktimes, her të Skenderbeut, se dyat nuk po të shkojnë.

Sikur ti që po

shkruan tani plotë i kam kalu që 22 vjet edhe ty do të kaloj se je i lig, e me të ligjet si ti nuk din njeri çka ju ban.

Nëse unë do të filloja këtë lojen që e ke fillua ti do të ndihesha keq.

Ti kurrë s'je baravat me mua, dy tre herë ne jetën tane më ke pa. Ti po bravatesh e ki me u baravat me diasporën dhe me krejt njerëzit që nuk mendojn si ti.

Sepse dëshirat ju i keni me mendu gjithë njejtë si ju, po qa me ba s'po mendojnë të gjithë njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat