Mali i Zi i referohet Kosovës me fusnotë, në Qeveri nuk dinë asgjë

Aktuale

Mali i Zi i referohet Kosovës me fusnotë, në Qeveri nuk dinë asgjë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 17:38
Mali i Zi, Kosova

Mali i Zi i është referuar Republikës së Kosovës me fusnotë, pavarësisht se e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Një gjë e tillë është bërë në një dokument zyrtarë me masat anti-COVID.

Megjithatë, Qeveria e Kosovë nuk ka asnjë informatë që Mali i Zi i është referuar me fusnotë Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Antigona Baxhaku këshilltare për media e kryeministrit Avdullah Hoti.

Ajo ka thënë se nuk ka asnjë ndryshim në raportet bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Deri në momentin që po flasim nuk kemi asnjë komunikim zyrtar për ndryshim të qasjes së Malit të Zi në raport me vendin tonë. Nuk ka asnjë ndryshim në raportet bilaterale midis dy vendeve fqinje”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat