Publikohet dokumenti: Ja sa miliona marka mori Xhavit Haliti nga Ahmet Krasniqi, këta dy persona e dhanë urdhrin...

Aktuale

Publikohet dokumenti: Ja sa miliona marka mori Xhavit Haliti nga Ahmet Krasniqi, këta dy persona e dhanë urdhrin...

Nga: P.R Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:33
Xhavit Haliti

Në Kosovë vazhdimisht ka qenë temë debati se ish deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti kishte marr miliona marka nga ish Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi.

Madje deputeti i LDK-së, Anton Quni ishte përplasur ashpër në Kuvendin e Kosovës lidhur me këtë çështje, ku edhe Quni kishte deklaruar se Haliti kishte marr para nga Krasniqi.

E Sefedin Krasniqi, bashkëpunëtor i kolonel, Ahmet Krasniqit, ka publikuar një dokument i cili dëshmon se Xhavit Haliti i kishte marr 3 milionë e 271 mijë marka gjermane.

Nga nënshkrimi në dokument, shihet se mjetet janë tërhequr nga Kadri Bala, janë nënshkruar nga Ahmet Krasniqi dhe janë pranuar nga Xhavit Haliti.

E detaje tjera ndaj kësaj ka dhënë edhe ish shoferi i Ahmet Krasniqit dhe ushtaraku Rifat Haxhiu.

“Shume e vertete Seffe. Te pakten dy here gjate gushtit dhe shtatorit 1998, me kerkese te Bukoshit dhe te Isa Mustafes, Ahmet Krasniqi me Hilmiun kane marre mbi 3 milion DM ne Dardania banke dhe i kane dorezu Xhavit Halitit. Tani shumen e sakte nuk eshte veshtire me gjete sepse duhet te egzistojne gjurmet e tranzakcioneve. Per te dyja heret do te duhej te kishte edhe dokumente te shkruara ne arkiven e Ministrise se Mbojtjes te Republikes se Kosoves te asaj kohe. Njerin nga dokumentet, ate te gushtit, 1998 e kam pa edhe vete, por kane kaluar shume vite dhe shuma e sakte nuk me kujtohet; sigurte ishtin mbi 3 milion DM. Dokumenti per pranim dorezim eshte shypur ne zyren ku ishin Prend Mehmeti dhe Mersin Hajrizi, te rruga e Elbasanit. Nga Ministria e Mbrojtjes ne ate dokument jane nenshkruar Ahmet Krasniqi dhe Hilmiu”, ka shkruar Haxhiu.

Image
Dokumenti i publikuar
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat