Deputeti i AAK-së për rënien e faqes së Trustit: S`ka ku shkon ma dobët

Aktuale

Deputeti i AAK-së për rënien e faqes së Trustit: S`ka ku shkon ma dobët

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 16:38
Foto Ilustrim

Faqja e Trustit  e dizajnuar për aplikim për tërheqjen e 10% të Trusit ka rënë nga sistemi në kohën kur do të fillonte aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, këtë e ka quajtur mungesë serioziteti.

“Çka është kjo mungesë seriozitetit?

Ende pa nis mirë aplikimi për tërheqjen e parave të qytetarëve paska ra faqja e trustit.

Dobët, nuk ka ku shkon ma dobët!”, ka shkruar  Syla në reagimin e tij në rrjetin social Facebook.

Nga Trusti e pranuan që kjo ueb faqe u bë cak i hakerëve dhe sulmeve kibernetike.

Në ndërkohë për të aplikuar Trusti po e përdor një ueb faqe tjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat