Rama për transformimin e FSK-së në ushtri: Plani është dhjetëvjeçar, për të mos u bërë barrë e institucioneve

Aktuale

Rama për transformimin e FSK-së në ushtri: Plani është dhjetëvjeçar, për të mos u bërë barrë e institucioneve

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 18:52
Rrahman Rama

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, është shprehur se kjo forcë është në fund të përmbylljes së fazës së parë të procesi të transformimit në ushtri.

“Faza e parë do të mbyllet në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të fillojë faza e dytë që është më komplekse. Kemi një plan gjithëpërfshirës të tranzicionit”, është shprehur Rama.

Rama në Info Magazine ka treguar se pse plani i transformimit do të marrë kohë një dekadë.

“Kemi pasë pyetje pse e kemi bërë planin dhjetëvjeçar. Bazuar në rekomandimet që kanë ardhur, një prej elemente ka qenë implikimet buxhetore ose kostoja që e ka ndërtimi i një force të armatosur për t’i kryer të gjitha obligimet”.

“Plani ka qenë afatgjatë që të mos bëhemi barrë e institucioneve të Kosovës. Nëse krahasojmë dy vitet ku jemi, normalisht që sikur mos ta kishim përkrahjen e institucioneve nuk do të ishim këtu ku jemi sot”, është shprehur Rama.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat