KOSTT dhe MEPSO marrëveshje për tregtim të drejtpërdrejtë të energjisë elektrike në mes të dy vendeve

Aktuale

KOSTT dhe MEPSO marrëveshje për tregtim të drejtpërdrejtë të energjisë elektrike në mes të dy vendeve

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 21:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Operatorët e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe të Maqedonisë së Veriut (MEPSO), nënshkruan Marrëveshjen Operacionale (Operational Agreement) për organizimin e ankandeve për alokimin e kapaciteteve interkonektive, duke krijuar kështu kushte për tregtim të drejtpërdrejt të energjisë elektrike në mes të dy vendeve.

Marrëveshja u nënshkrua nga Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT Mustafë Hasani dhe Drejtori gjeneral i MEPSO Kushtrim Ramadani.

Ankandet në emër të të dy operatorëve do të realizohen nga CAO (Coordinated Auction Office for SEE/Zyra për Ankandin e Koordinuar të kapaciteteve interkonektive (ndërkufitare) për EJL), ku KOSTT dhe MEPSO janë themeluese dhe aksionare së bashku edhe me Operatorët e Sistemit të Transmetimit nga Shqipëria (OST), Mali i Zi (CGES), Greqia (IPTO), Kroacia (HOPS), Bosnja dhe Hercegovina (NOSBiH) dhe Turqia (TEIAS).

SEE CAO organizon ankande vjetore, mujore dhe ditore për alokimin e të drejtave të kapacitetit ndërkufitar në kufijtë e këtyre vendeve. SEE CAO është krijuar me qëllim që të centralizojë organizimin e ankandeve midis disa operatorëve fqinjë të sistemit të transmetimit, me qëllim të uljes së kostove dhe të sigurimit të kushteve të drejta për të gjithë pjesëmarrësit në tregjet rajonale të energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat