Historianët e Deçanit: Qeveria nuk lejon qasjen në dokumentin e të ashtuquajturës marrëveshje e 9 nëntori

Aktuale

Historianët e Deçanit: Qeveria nuk lejon qasjen në dokumentin e të ashtuquajturës marrëveshje e 9 nëntori

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 22:35
Qeveria

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri’ dega në Deçan, nëpërmjet kësaj komunikate, konfirmon se zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, gjegjësisht Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ka refuzuar kërkesën nr.102/20, të datës 17 nëntor 2020, për qasje në dokumentin e të ashtuquajturës marrëveshje e 9 nëntori 2020, për rrugën Deçani-Plavë, e arritur kinse nën përkujdesje e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, respektivisht Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ka shkelur Ligjin nr.06/L-081 për qasje në dokumente publike, pasi që nuk ka lejuar qasjen në të ashtuquajturën marrëveshje për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, konfirmon se nuk ka marrëveshje të shkruar për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, në mes Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit, pra nuk ka marrëveshje me karakter juridik, duke përfshirë hyrjen (preambulë), pikat e marrëveshjes dhe palët nënshkruese, bashkë më logot dhe vula e palëve nënshkruese dhe atyre që e garantojnë marrëveshjen.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, fton Komunën e Deçanit që të reflektoj dhe mos të hyjë në aventura dhe kompromise me Manastirin e Deçanit.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, fton Komunën e Deçanit që rruga Deçan-Plavë të ndërtohet në rrugën ekzistuese, pasi që asfaltimin e saj nuk e ndal as Ligji për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, sepse Ligji për Zonat e Veçanta të

Mbrojtura, neni 5, i ndalon rrugët e reja, pra rruga që kalon në afërsi të Manastirit të Deçanit, nuk është rrugë e re, ajo është rruge me mija vjet.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, shpreh kërkesën e saj që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duhet të jap dorëheqje të pa revokueshme, ngase ai ka shkelur besimin qytetare, kur ka deklaruar se ka ndërmjetësuar të ashtuquajturën marrëveshjen e 9 nëntorit 2020, e tashme edhe na raportimet e media, dhe nga qasja destruktive e zyrës së Kryeministrit të Kosovës, respektivisht Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, veç po konfirmohet se nuk ka marrëveshje të shkruar, por ka pajtueshmëri mes Manastirit të Deçanit dhe Ambasadorëve të vendeve të QUINT-it, pajtueshmëri e cili është hartuar në pese (5) faqe dhe ju është dhëne për zbatim Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Deçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat