Deputeti Bajqinovci i kundërpërgjigjet Isa Mustafës, pasi ky i fundit tha se VV-ja vetëm në ëndrra i merr 51%

Aktuale

Deputeti Bajqinovci i kundërpërgjigjet Isa Mustafës, pasi ky i fundit tha se VV-ja vetëm në ëndrra i merr 51%

Nga: D.RR Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 09:35
Mefail Bajqinovci dhe Isa Mustafa

Deputeti Bajqinovci i kundërpërgjigjet Isa Mustafës, pasi ky i fundit tha se VV-ja vetëm në ëndrra i merr 51%

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka komentuar pretendimet e VV-së, të cilët po punojnë që t’i marrin 51% të votave në zgjedhjet e ardhshme.

Mustafa ka thënë se Vetëvendosje po sheh ëndrra kur po mendojnë se do ta fitojnë gjysmën e votave në zgjedhjeve.

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, për “Bota sot” i është kundërpërgjigjur Isa Mustafës, duke thënë se i njëjti do të pësoj humbje të thellë, njëjtë si në Podujevë.

“Isa Mustafa ka me pësu  humbje të thellë në zgjedhjet e ardhshme qendrore, sikurse humbjen në Llap. Ne si VV do t’i fitojmë mbi 50% të votave”, ka thënë Bajqinovci.

Ai mendon se Mustafa po e sheh fundin e tij politik dhe për këtë arsye po mundohet t’iu ik zgjedhjeve.

Sipas tij, Vetëvendosja nuk ka nevojë për askënd sepse vazhdimisht është në rritje.

“Isa Mustafa e sheh fundin politik të tij por edhe të partisë dhe po tenton me çdo kusht t’i ik zgjedhjeve sepse e din që do të pësojë humbje të thellë. Lëvizja Vetëvendosje është duke u rritur dhe zgjedhjet e ardhshme nuk do të kemi nevojë për koalicion sepse do t’i fitojmë vet”, u shpreh Bajqinovci për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat