Rugova u thotë PDK-së dhe VV-së se nuk mund të shkojnë në zgjedhje, pa e bërë këtë gjë

Aktuale

Rugova u thotë PDK-së dhe VV-së se nuk mund të shkojnë në zgjedhje, pa e bërë këtë gjë

Nga: G.B Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 13:08
Naser Rugova

Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka reaguar ndaj deputetëve të PDK-së dhe VV-së, që në Komisionin për buxhet dhe transfere, e kanë bllokuar përsëri buxhetin për vitin 2021.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sikur këto parti vërtet të dëshironin zgjedhje do ta kalonin ligjin për buxhet, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë zgjedhje të parakohshme pa e kaluar buxhetin.

Rugova ka shtuar se LDK nuk i trembet zgjedhjeve, ndërkaq këta të tjerët kanë vetëm llafe.

Postimi i tij i plotë:

Sot në komisionin funksional për buxhet dhe transfere, PDK dhe VV e kanë bllokuar përsëri buxhetin për vitin 2021. Sikur VV dhe PDK vërtet të dëshironin zgjedhje do ta kalonin ligjin për buxhet. Nuk mund të ketë zgjedhje të parakohshme pa e kaluar buxhetin apo e kemi harruar stresin e ditëve të para të qeverisë Kurti. LDK nuk i trembet zgjedhjeve, ndërkaq këta të tjerët kanë vetëm llafe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat