Rasti në Prizren, flet nipi i Policit tregon si e vrau të bijën axha i tij

Aktuale

Rasti në Prizren, flet nipi i Policit tregon si e vrau të bijën axha i tij

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:52
Persona e vdekur

Pas rastit të mbrëmshëm tragjik, ku humbën jetën babë e vijë, në familjen Mazreku e cila jeton në rrugën " Aliriza Selmani" në Prizren, është hapur e pame, ku të afërm dhe miq po ngushëllojnë familjarët.

I tronditur me rastin, nipi i policit të vdekur, Mërgimi, thotë se sipas informacioneve që i kanë dhënë familjarët, xhaxhai i tij në momentin kritik deri sa ishte duke u përgatitur për të vajtur në punë,  duke e bërë gati armën, ajo papritmas ka shkrepur në drejtim të vajzës së tij e cila ishte duke mbushur ujë, duke e goditur atë direkt në kokë. Duke e parë se kishte vrarë të bijën, xhaxhai më pas qëllon dhe veten, tregon Mërgimi.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes ka qenë e pranishme bashkëshortja e të ndjerit bashkë me katër fëmijë të tjerë, ndërsa thotë se në familje nuk kanë pasur ngatërresa asnjëherë.

Mazreku, thotë në fund se xhaxhai i tij ka qenë një njeri shembullor dhe se ai e ka patur atë si baba të dytë.

 Sipas familjarëve, varrimi i viktimave pritet të bëhet ditën e enjte, pasi trupa e pa jetë të S. M dhe L. M ndodhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat