Plagosja e policit gjatë grabitjes, reagon ministrit Agim Veliu

Aktuale

Plagosja e policit gjatë grabitjes, reagon ministrit Agim Veliu

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 10:33
Agim Veliu

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se ka pranuar me shqetësim të madh lajmin për plagosjen e zyrtarit policor sot gjatë një grabitje të armatosur në Prishtinë.

Ministri Veliu thotë se sulmet ndaj zyrtarëve policor janë të papranueshme dhe Ministria e Punëve të Brendshme dënon ashpër çdo sulm ndaj zyrtarëve të saj, dhe shpreh gatishmërinë që të përkrah punën e palodhshme të tyre.

“Policia e Kosovës është shembull për punën, përkushtimin, integritetin dhe profesionalizmin jo vetëm në rajon por edhe më gjerë, mirëpo ajo po goditet shumë herë nga ata që për interes kanë de-stabilizimin, kaosin dhe përfitimet nga aktivitetet kriminale”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Veliu ka thënë se “ Secili zyrtar policor është një kujtesë e rreziqeve me të cilat përballet Policia jonë gjatë shërbimit ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së rendit dhe sigurisë”.

“Shoqëria jonë duhet t’i dënojë këto akte dhe të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës në parandalimin dhe zbulimin e rasteve të tilla. Zyrtarët policor në baza ditore vënë jetën e tyre në rrezik për mirëqenien tonë andaj respekti, integriteti, profesionalizmi i tyre na bënë krenar dhe obligues të gjithëve për mbështetjen dhe ndihmën e pa rezervë për Policinë tone”, ka deklaruar ai.

Veliu i ka uruar shërim të shpejtë zyrtarit policor.

“Me këtë rast, unë si Ministër i Punëve të Brendshme i dëshirojë shërim të shpejtë zyrtarit policor, duke uruar që rastet e tilla të mos përsëriten më dhe ofroj mbështetjen time të plotë Policisë së Kosovës dhe organeve të tjera përgjegjëse për zbardhjen e rasteve të tilla sa më shpejtë. Ju na mbani të sigurt dhe jepni çdo gjë nga vetja juaj, faleminderit për guximin dhe përkushtimin tuaj”.

Ndryshe, grabitja e armatosur ka ndodhur rreth orës 05:30 në një nga qendrat tregtare në lagjen “Veternik” në Prishtinë, ndërsa për t’iu shmangur kapjes nga policia të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor.

QKUK ka njoftuar polici ka marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe është liruar për në shtëpi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat