Qerkini: Që 21 vite vetëm është zgjeruar plaga e të pagjeturve – ndërkombëtarët kanë pamje satelitore, ku ndodhen të varrosurit shqiptarë

Aktuale

Qerkini: Që 21 vite vetëm është zgjeruar plaga e të pagjeturve – ndërkombëtarët kanë pamje satelitore, ku ndodhen të varrosurit shqiptarë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 22:58
Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka rrëfyer për vështirësitë me të cilat përballet çdo ditë, në mungesë të informacioneve të nevojshme për zbardhjen e fatit e shumë të pagjeturve.

Qerkini ka thënë se shteti ka neglizhuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Ai beson se me këtë ritem të punës do duhen të kalojnë qindra vite për t’u zbardhë të gjitha rastet me të pagjetur.

“Ndërkombëtarët i kanë imazhet satelitore, në Kosovë është përcjellë çdo gjë nga qielli. Vendorët kur hyn në bisedime, ku flitet se ka një varrezë masive, duhet të ngulin këmbë dhe pa dëshmi të mos ulën.

Le t’i kërkojnë imazhet satelitore, ku gjendet njerëzit e pambrojtur që i ka bërë një kasap i Ballkanit”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat