E quajtën “fluturake” dhe “majtiste ekstreme”, politikani shqiptar i del në krah Vjosa Osmanit

Aktuale

E quajtën “fluturake” dhe “majtiste ekstreme”, politikani shqiptar i del në krah Vjosa Osmanit

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 14:05
Vjosa Osmani

Aktivisti dhe drejtuesi i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Shqipëri, Boiken Abazi, i ka dalë në krah Vjosa Osmanit, pas vizitës në Shqipëri.

Abazi në postimin e tij në Facebook, ka treguar disa epitete që janë përdorur ndaj Osmanit gjatë kohës që po zhvillonte vizitën në Tiranë.

“Vjosa Osmani dhe Kosova nuk ka pse të mërzitet prej epiteteve dhe etiketave bosh të këtyre burrave të tredhur moralisht, politikisht e kombëtarisht”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Postimi i plotë:  

Disa epitete të përdorura këto 48 orë kundër Vjosa Osmanit, dhe burimet e tyre:

Gazeta Tema - "talebane"

Mero Baze (Gazeta Tema) - "jeniçere"

Frrok Çupi - "fluturake" + "majtiste ekstreme"

Dritan Hila - "shitëse buke"

Vjosa Osmani dhe Kosova nuk ka pse të mërzitet prej epiteteve dhe etiketave bosh të këtyre burrave të tredhur moralisht, politikisht e kombëtarisht. Ata thjesht i shërbejnë me zellin e mercenarit padronit të tyre të radhës, Edi Ramës, që u fsheh kur Vjosa Osmani tregonte të vërtetën mbi Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat