Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes rrjetit të tij social Facebook, i është drejtuar sot me një mesazh partnerëve ndërkombëtarë.
Ai ka falënderuar ata për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës, e në veçanti ndihmën që kanë ofruar për fushën e shëndetësisë.
Zemaj falënderimin e bëri në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të vendit.
“Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të vendit tim, nëpërmjet këtij mesazhi dua t’i falënderoj partnerët ndërkombëtarë, ambasadorët, përfaqësuesit e zyrave diplomatike, misioneve dhe organizatave ndërkombëtare në vendin tonë, për gjithë ndihmën që na kanë dhënë për shëndetësinë, në veçanti gjatë pandemisë”, ka shkruar ai.