Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka ironizuar me u.d së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me krijimin e partisë së re, pas largimit nga LDK-ja.
Gjoshi përmes një postimi në facebook i ka 'treguar' Osmanit se si ta regjistroj partinë e saj.
"Vjosë, mos u fsheh, por krijoje partinë tënde dhe në zgjedhjet e ardhshme tregoje fuqinë elektorale. Mos e përdorë Vetëvendosjen si një trampolinë për të hyrë sërish në Kuvend. Formoje partinë tënde dhe bindi qytetarët e këtij vendi se frazat tuaja bajate që i dëgjojmë qe 10 vjet kanë vërtetë domethënie", u shpreh Gjoshi, përcjell "Bota sot"
Postimi i plotë
VJOSË KËSHTU MUND TA REGJISTROSH PARTINË TËNDE
Vjosë, mos u fsheh, por krijoje partinë tënde dhe në zgjedhjet e ardhshme tregoje fuqinë elektorale.
Mos e përdorë Vetëvendosjen si një trampolinë për të hyrë sërish në Kuvend.
Formoje partinë tënde dhe bindi qytetarët e këtij vendi se frazat tuaja bajate që i dëgjojmë qe 10 vjet kanë vërtetë domëthënie.
Vjosë, partitë regjistrohen në KQZ.
Shko se KQZ-ja është veç 200-300 metra larg zyrës tënde.
Shko se lehtë është. 2 nënshkrime i ki, tëndin dhe të Doktorit tjetër të shkencave në Kosovë, Haxhi Avdylit. Të kanë mbetur t’i sigurosh edhe 498 nënshkrime tjera.
Shko regjistroje partinë dhe ngjitja një emër të mirë. Gjithqysh lidhe emrin me <shpresë>.
