Lul Raka ironizon me Tolajn: 'Ti je baba, ekspert i përmasave botërore, pejgamber'

Aktuale

Lul Raka ironizon me Tolajn: 'Ti je baba, ekspert i përmasave botërore, pejgamber'

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 22:19
Lul Raka

Një tjetër debat i ashpër është zhvilluar mes Dr. Lul Raka dhe Dr. Ilir Tolaj.

Dr. Raka ka kritikuar ashpër Dr. Tolajn për deklaratat e këtij të fundit, duke e quajtur këtë të fundit ‘analist të jambulijave’.

Raka, në një debat të ashpër me Tolajn, i ka bërë thirrje këtij të fundit t’iu bashkohet në punë në frotin e parë të mjekëve.

“Nuk ka kush të ndalë nëse dëshiron me ndihmu, me u bashku në frontin e parë. Unë do të përkrahë i pari”, u shpreh Raka për Tolajn, teksa ky i fundit deklaroi se i është vetëofruar SHSKUK’së dhe MSH’së, por se nuk ka marrë përgjigje nga ta.

Në debat e sipër, Raka e ka quajtur Tolajn parashikues, pejgamber e ekspert të përmasave botërore, duke ironizuar me dekaratat e infektologut për zhvillimet me Covid-19 në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat