Rron Gjinovci vjen me një shpjegim: Tregon nëse Albin Kurti do të ketë mundësi të kandidojë

Aktuale

Rron Gjinovci vjen me një shpjegim: Tregon nëse Albin Kurti do të ketë mundësi të kandidojë

Nga: N. H Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 00:21
Rron Gjinovci dhe Albin Kurti

Njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi Qeverinë Hoti e ka një “hile të madhe”.

Ai ka shkruar se sipas vendimit Albin Kurti, Albulena Haxhiu, e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet që do mbahen në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese e ka një hile të madhe”, ka shkruar ai.

Lidhur me këtë, një shpjegim e ka bërë edhe aktivisti Rron Gjinovci.

Sipas tij, këtij dënimi i përfundon afati prej 3 vjet në janar të vitit të ardhshme, çka sipas tij, i lejohen kandidimi kreut të VV-së, Albin Kurti.

Ja shkrimi i tij:

Albini koka denu me 3 janar 2018, dmth me 3 janar 2021 i kryhet periudha 3 vjet prej kur u denu

Gjykata Kushtetuese apet se apet po del e ç’kapt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat