Hoxha: Isa Mustafa nuk do të takohet me Vjosa Osmanin, do ta dërgojë dikë tjetër në takim

Aktuale

Hoxha: Isa Mustafa nuk do të takohet me Vjosa Osmanin, do ta dërgojë dikë tjetër në takim

Nga: A.Morina Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:50
Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Ish-këshilltari i Albin Kurtit gjatë kohës sa ishte kryeministër, Elvis Hoxha, ka reaguar në lidhje me takimet e Vjosa Osmanit me krerët e partive politike.

Hoxha tha se Isa Mustafa do ta dërgojë dikë tjetër dhe nuk do të shkojë të takohet personalisht me Osmanin.

"Natyrisht që Isa do të dërgojë dikë tjetër sepse nuk mund të durojë që më e votuara e LDK-së dhe e përjashtuar prej tij, ta presë në funksionin e presidentes së Republikës", shkroi Hoxha në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Fakti interesant i ditës: Vjosa Osmani takohet sot me Isa Mustafën. Natyrisht që Isa do të dërgojë dikë tjetër sepse nuk mund të durojë që më e votuara e LDK-së dhe e përjashtuar prej tij, ta presë në funksionin e presidentes së Republikës. Aq më tepër të flasin për datën e humbjes së madhe.

Ps. Tani ndonjë institucionalist do më sqaroj se bëhet fjalë për presidente në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat