“A je Valoni ti?”, “Jo s’jam”, Syla rrëfen bisedën me sulmuesin

Aktuale

“A je Valoni ti?”, “Jo s’jam”, Syla rrëfen bisedën me sulmuesin

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:04
Valon Syla dhe Bashkim Jupa

Gazetari Valon Syla i cili është sulmuar fizikisht sot në Prishtinë ka treguar krejt gjendjen se si ka ardhur deri tek ky sulm.

Në një lidhje të drejtpërdrejt, Syla tha se ai fillimisht e ka pyetur se ‘ a është ai Valon Syla?’, e për këtë, ai ishte përgjigjur që ‘Jo’.

Pastaj ai tregon se si e ka kapur për dore dhe i ka thënë që të mos dalë kurrë në television e as të flasë kurrë.

“Jam mirë, nuk kom naj farë lëndimi të rëndë turpor. Sulmi nuk ka zgjatë shumë, Jam munduar të mos rrokem të tërhiqem. Personi që më ka sulmuar ka qenë vetë i 3, ata dy kanë qëndruar më anash. Ka qenë agresiv dhe më ka sulmu. E kam thirrë menjëherë Policinë. Kur më kanë vursulur jam larguar në një rrugë më poshtë. E kam pritur policinë.

Mu drejtu a je Valoni ti? Isha në bank për me kry një pages, mtha ‘a je ti’, unë i thash ‘Jo sjom’, më kapi përdore e më tha ‘a bon ti kurrë mos me dal në televizion edhe mos me fol kurrë’”, tha Syla.

Syla është sulmuar sot rreth orës 12:00 në lagjen Pejton në Prishtinë. Madje në rrjetet sociale kanë dalur pamjet e para, ku shihet se si gazetari Syla sulmohet nga një person me grushte.

Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat