Haradinaj: Kushtetuesja e nxorri Kosovën nga ngërrçi, Qeveria nuk e kishte shumicën në Kuvend

Aktuale

Haradinaj: Kushtetuesja e nxorri Kosovën nga ngërrçi, Qeveria nuk e kishte shumicën në Kuvend

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 20:53
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se  vendimi i Kushtetueses për zgjedhje të reja e ka nxjerrë Kosovën nga një ngërrç.

Ai deklaroi se Qeveria kishte probleme dhe nuk e kishte shumicën në Kuvend.

Haradianj thotë se zgjedhjet nuk i konvenonin AAK-së, por përgatitjet kishin filluar.

Kërkon nga partitë që para zgjedhjeve të votojnë buxhetin e vitit 2021.

“Ky vendim i Gjykatës e ka nxjerrë Kosovën nga një ngërrç. Kjo Qeveri nuk e kishte shumicën dhe kishte probleme në Qeverisje. Ne kemi bashkëqeverisë edhe me PDK-në e kemi pasë mospajtime në tema me interes kombëtar. Ne vazhdojmë me obligimin tonë që të urojmë qytetarët për proces të mirë zgjedhor. Jemi të qëndrushëm, nuk na konvenoi por jemi përgatitur për zgjedhje. Do jemi vlerë e këtyre zgjedhjeve. Ne do e votojmë buxhetin që të mos e bllokojmë vendin, do ishte mirë që të gjithë të votojmë buxhetin. Partia fituese mund edhe ta rishikojë atë buxhet”, deklaroi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat