Skender Hyseni eskalon me akuza të rënda për Albin Kurtin, ja si e quan

Aktuale

Skender Hyseni eskalon me akuza të rënda për Albin Kurtin, ja si e quan

Nga: M.H Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 10:26
Skender Hyseni

Sot janë bërë 31 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me që rast urimet për këtë përvjetor nuk po mungojnë nga partia e LDK-së.

Anëtari i kryesisë së LDK’së, Skënder Hyseni, përmes një shkrimi të gjatë në facebok ka uruar partinë e saj duke u shprehur që pavarësisht sprovave që ka pasur LDK, ajo asnjëhere nuk u lëkund,

Hyseni më tej shton që pa një LDK të angazhuar Kosova nuk do jet ajo që e kemi synuar, transmeton “Bota sot”.

Pa përmendur Hyseni nuk mbeti as forcat e reja politike i cili i quajti forca politike predominojnë individët dhe figurat populliste, egocentrike, narcisiste, të cilët nuk kanë asnjë hall tjetër përpos interesave të ngushta personale dhe ambicjeve të sëmura karrieriste.

Në fund ai uron të gjithë antarëve dhe simpatizantëve të LDK-së.

Postimi i plotë

Sot, më 23 dhjetor 2020, LDK mbushë 31 vite të punës për komb e shtet. Më 23 dhjetor 1989 Lidhja Demokratike e Kosovës me Presidentin Rugova vuri themelet e shtetit të Kosovës, me orientim të padiskutueshëm demokratik dhe perendimor, për miqësi të veçantë me SHBA, dhe integrim në BE dhe antarësim në NATO. Në këtë sprovë, deri më tani, Lidhja Demokratike qëndroi e palëkundur, konsistene dhe denjësisht e angazhuar!

Ndërsa sot, edhe pas 31 viteve, mbase më shumë se kurrë më parë, Republika jonë e re dhe populli i Kosovës e konsideron thelbësor rolin e kësaj partie në ruajtjen dhe avansimin e interesave fundamentale nacionale. LDK si parti e shtetit dhe për shtetin duhet medeomos t’i qëndrojë besnike identitit të saj. Identitet, që përtej çdo interesi tejtër vë interesat nacionale duke qëndruar e angazhuar në të gjitha proceset strategjike nacionale nëper të cilat po kalon shteti ynë i dashur.

Le të më lejohet që, në këtë përvjetor, me bindje të thellë, të them se abstenimi, mosangazhimi, indiferenca dhe ikja nga pergjegjësitë do ta dëmtonin në mënyrë të pakthyeshme dhe të pariparueshme legatinë historike të kësaj partie si Parti e Shtetit Për Shtetin. Do ta dëmtonin Kosovën! Pa një LDK të angazhuar Kosova nuk do jet ajo që e kemi synuar. Kjo bëhet akoma më evidente dhe më e domosdoshme përballë asaj që ashiqare sot, te shumë forca tjera poltike në vendin tonë, nuk mund të definohet ndryshe pos mungesë akute e pergjegjësisë për interesat fundamentale nacionale. Kur në këto forca politike predominojnë individët dhe figurat populliste, egocentrike, narcisiste, të cilët nuk kanë asnjë hall tjetër përpos interesave të ngushta personale dhe ambicjeve të sëmura karrieriste. Ky soj politikanësh, quditërisht të rinjë në moshë, që duhej të ishin dhe duhet të jenë ndryshimi, hë për hë, politikën dhe votuesin e konceptojnë vetëm si instrument për sigurimin e ulëseve personale në kuvend dhe posteve në instuticione, duke mos ndjerë asnjë përgjegjësi për interest afatgjata të vendit, pa të cilin nuk do ket as ulëse ne kuvend dhe as poste.

Po e përseris pra!

LDK si parti e shtetit dhe për shtetin, si parti e cila i barti dhe i përjetoi “vështirësitë dhe vujatjet e lindjes” së këtij shteti, duhet medeomos t’i qëndrojë besnike identitit të saj. Identitet, që përtej çdo interesi tejtër vë interesat nacionale duke qëndruar e angazhuar, si gjithmonë, në të gjitha proceset strategjike nacionale nëper të cilat po kalon shteti ynë i dashur.

Urime të përzemërta të gjithë antarëve dhe simpatizantëve të LDK-së.

Zoti ju bekoftë Ju dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

S.H.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat