Deputeti i VV-së iu dërgon letër publike për herë të tretë Isa Mustafës dhe Agim Veliut

Aktuale

Deputeti i VV-së iu dërgon letër publike për herë të tretë Isa Mustafës dhe Agim Veliut

Nga: D.RR Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 11:34
Agim Veliu dhe Isa Mustafa

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, në një postim të tij në Facebook ka publikuar një letër, për të cilën thotë se është hera e tretë që po ua dërgon Isa Mustafës dhe Agim Veliut.

Ai ka treguar se çfarë përmbanin dy letrat paraprake për ta, si dhe ka publikuar letrën tretë të plotë.

Kokaj shkruan në letrën e fundit se me përmbysjen e qeverisë Kurti, Veliu dhe Mustafa dëmtuan kolosalisht buxhetin e Kosovës, përdhosën djersën e qytetarëve e shkaktuan turbulencat në Kuvend.

Deputeti i VV-së shprehet i shqetësuar për të ardhmen e Kosovës, për shkak se përcaktohet fatkeqësisht nga kontributet e partive.

Postimi dhe letra e tij e plotë në Facebook:

LETËR E HAPUR PËR Z. ISA MUSTA DHE AGIM VELIU

(JENI JO VETEM EZAURUAR POR EDHE DEPLETUAR)

Të nderuar zotërinj Mustafa dhe Veliu. Kjo është letra e tretë që ju shkruaj në emrin tim, si person i votuar nga afro 13,000 qytetarë, si pjesëmarrës në shpalljen e Universitetit të Kosovës, si profesor i tij 22 vjeçar dhe si shkencëtar me më shumë se 100 botime dhe zbulime me rekognisim shkencor botëror.

Letra e parë që ju dërgova ishte në lidhje me faljen publike, të cilën ju e kërkuat në mënyrë që të mos ta rrëzonit qeverinë Kurti dhe që unë e bëra. Letra e dytë ishte një lutje e qartë për të mos e rrëzuar qeverinë e shpresës. Ju nuk përgjigjet duke më injoruar mua dhe duke bërë të kundërtën.

Tani po ju shkruaj për herë të fundit me dashamirësi, se është koha për të kuptuar realitetin: Me përmbysjen e qeverisë Kurti, siç shihet padrejtësisht, ju dëmtuat kolosalisht buxhetin e Kosovës, përdhosni djersën e qytetarëve, shkaktuat turbulencat në Kuvend, polarizime, armiqësi, per tu të kethyer tani në pikën zero, siç parashikova në dy letrat e mëparshme.

Jam i shqetësuar për të ardhmen e Kosovës, e cila përcaktohet fatkeqësisht nga kontributet e partive. Ndaj, jam gjithashtu i shqetësuar edhe për fatin e LDK-së, partisë se mikut te studimeve, Ibrahim Rugova. Jam i shqetësuar për faktin se ju po e copëtoni, dëmtoni dhe shkatrroni në mënyrë të pariparueshme LDK-në, e cila ka qenë burimi i demokracisë qe nga fillimet e saj, që nga vitet 80-ta. Por ju e shndruat ne parti turbulluese te skenes politike ne Kosove, me veprime destruktive siqe u shperfaqen me vendimin e fundit te Gjykates Kushtetuese.

Mungesa e njohurive dhe ndjenjave kombëtare, me gjurmët e mentorimit të hershëm politik të Pera Simic, Ristic, Morines dhe Zvicerit, të cilat po hetohen në indin tuaj politik, ju ka bërë anakronik, duke dëmtuar Kosovën, lirinë dhe demokracinë e saj.

Tani është koha zontrinj, të kuptoni që ju, jo vetëm qe jeni ezauruar, por tani edhe depletuar.

Tanime është koha të tërhiqeni. Sa më shpejt aq më mire, për ju dhe frymëmarrjen e demokracisë në LDK dhe jetën politike dhe shtetërore në Kosovë.

Në mungesë të vlerave shkencore, ne mungese të asnje punimi apo botimi kredibil shkencor, njerin prej jush ASHAK, do ta hedhë poshtë si të pavlefshëm, duke abuzuar me autoritetin inekzistent, për realizimin e veprimeve djallëzore damtuese edhe politike, sikur se te dytin qe e përjashtoi nga politika dhe qeveria Llapi e Podujeva.

Politika makiaveliane vërtetë është arti i potencialitetit. Por strategjitë e pa bazuara në vlera, janë jetëshkurtra dhe përfundojnë si bomba vetëvrasëse politike.

Me dashamirësi,

Prof. Dr. Jahja Kokaj, Ish profesor në Universitetin Carnegie Mellon, PA, SHBA, Drejtor i Qendrës për Ekselence Lazerike, Universiteti i Kosovës, Nderi i Alb-Shkencës (IASH).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat