Shpejtim Bulliqi nuk ndalet, merr një vendim tjetër në të mirë të Llapjanëve

Aktuale

Shpejtim Bulliqi nuk ndalet, merr një vendim tjetër në të mirë të Llapjanëve

Nga: Drilon Rrahmani Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 13:50
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nxjerrë sot vendimin që sektori i shërbimeve me qytetarë në administratën komunale të punojë edhe gjatë të shtunës dhe të dielës, shkruan Bota sot.

Ai këtë vendim e ka marrë pasi ka rritje të vëllimit të punëve dhe kërkesave me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve nga diaspora.

Kujtojmë se më herët Bulliqi mori vendimin që gjatë pauzave, zyrtarët komunal nuk do t’i lënë pa shërbime qytetarët.

Njoftimi i komunës:

Vendim për orarin e punës gjatë fundjavës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë vendim që sektori i shërbimeve me qytetarë në administratën komunale të punojë edhe gjatë ditëve të fundjavës (e shtunë e diel), për shkak të rritjes së vëllimit të punëve dhe kërkesave me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve nga diaspora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat