Pavarsisht punës qe e bëjnë kërkohet që të gjithë policët t’i marrin shtesë 100 euro në muaj

Aktuale

Pavarsisht punës qe e bëjnë kërkohet që të gjithë policët t’i marrin shtesë 100 euro në muaj

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Zyrtarët policorë aktivë do të marrin 300 euro shtesë, nga 100 euro për tre muajt e kaluar, për angazhimin e shtuar në terren gjatë pandemisë.

Këtë lajm e ka mirëpritur Sindikata e Policisë së Kosovës.

Mirëpo, nënkryetari i kësaj sindikate, Shaban Tasholli, ka thënë se 100 eurot shtesë për muaj nuk i marrin të gjithë pjesëtarët e policisë, por vetëm ata që janë në terren.

Prandaj, ata kanë kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti dhe Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu që të përfshihen të gjithë policët.

“Ne i kemi bërë kërkesë kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Brendshme edhe më herët që kjo pako të jetë pa ndarje. Ne kemi ndarje, sepse nuk i marrin të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës nga 100 euro shtesë në muaj. I marrin vetëm ata policë që janë në terren, por edhe këtë e mirëpresim që është bërë një plotësim”.

“Ne sot i kemi shkruar kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Brendshme që të shqyrtohet kërkesa jonë që të plotësohen edhe policët e tjerë që nuk janë mbuluar me pakon emergjente. Ne jemi afër 10,000 pjesëtarë, bashkë me stafin civil. Ne kemi kërkuar që të shqyrtohet mundësia që të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës t’i marrin nga 100 euro”.

Tasholli  ka treguar nëse kjo sindikatë do të marrë masa nëse nuk miratohen kërkesat që ia kanë bërë qeverisë.

“Kryeministri [Avdullah Hoti] ka premtuar që pakoja do të jetë në vazhdimësi dhe ne e kemi pakon tani për tre muaj. Është plotësuar një kërkesë e jona që ishte 100 euro shtesë. E kemi edhe një premtim që nga muaji janar pjesëtarët e policisë do ta kenë shujtën”.

“Kemi marrë një letër kthyese nga kryeministri i cili na ka premtuar se do të shqyrtohet edhe kërkesa tjetër. Ne kemi pasë katër kërkesa – orët shtesë dhe pakon. Orët shtesë në tërësi janë paguar, derisa tash ka mbetur edhe pako. Pako është paguar vetëm për policët e terrenit, por ne duam që të përfshihen të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat