Veliu tallet me sondazhet e VV-së: Ata kanë me i fitu 100%, si në Kore

Aktuale

Veliu tallet me sondazhet e VV-së: Ata kanë me i fitu 100%, si në Kore

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 11:14
Agim Veliu

Nënkryetari i LDK-së, z.Agim Veliu, thotë se Vetëvendosja ‘do të fitojë si në Kore të Veriut, me 100% të votave”.

Kjo ka qenë përgjigja e Veliut në njërën nga pyetjet lidhur me komentimin e sondazheve të fundit që po i publikon partia e Kurtit.

Veliu flet edhe për LDK-në në zgjedhjet e ardhshme.

“Ata sikur në Kore kanë më i fitu 100%”, ka thënë ai.

“Subjekti politik në çfarëdo situate duhet të jetë e gatshme  për zgjedhje, ne jemi të gatshëm, të  hyjmë në procesin zgjedhor. Edhe besoj shumë që  LDK do të del mirë në këtë proces”, ka shtuar Veliu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat