Arsim Gërxhaliu: Do të ketë gërmime edhe në minierën e Shtavalit, dyshohet për mbetje mortore

Aktuale

Arsim Gërxhaliu: Do të ketë gërmime edhe në minierën e Shtavalit, dyshohet për mbetje mortore

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 12:00
Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu

Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka njoftuar se do të ketë gërmime për të gjetur mbetje mortore në Shtavalin, pas Kizhevakut.

“Edhe në Serbi kemi kontrolluar tri lokacione, në mesin e tyre edhe Kizhevakun. Kemi kontrolluar edhe në një minierë në Shtaval ku dyshohet për varrezë”.

Ai tha se pandemia ka ndikuar në punën e tyre.

Po ashtu, Kushtrim Gara nga ky Komision, ka thënë se në vitin 2020 u janë kthyer familjeve mbetjet mortore të katër personave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat