Profesori publikon deklaratën e ish ministrit rus, që vërteton se Minishengeni i Ramës dhe Vuçiç është projekt për izolimin e Kosovës

Aktuale

Profesori publikon deklaratën e ish ministrit rus, që vërteton se Minishengeni i Ramës dhe Vuçiç është projekt për izolimin e Kosovës

Nga: G.B Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 12:46
Prof. Dr. Asoc. Enver Bytyçi

Profesori universitar, Enver Bytyçi, ka publikuar një deklaratë të ish ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Dmitreviç Sazanov, i cili kishte thënë se kanë për qëllim sigurimin e plotë të pavarësisë ekonomike të shtetit serb dhe mjete për arritjen e kësaj është ose zotërimi i pjesshëm i bregdetit, ose bashkimi hekurudhor me këtë ose atë port të Adriatiku dhe se lëshimi ndaj Serbisë në problemin për marrjen e portit në bregdetin e Shqipërisë, do t'i lehtësonte miqve të saj mundësinë e zmadhimit territorial të saj në drejtimin e jugut.

Lidhur me këtë, ai thotë se pas kësaj, le të thotë dikush se Minishengeni i Ramës dhe Vuçiç nuk është projekt për izolimin e Kosovës dhe daljen e Serbisë në Detin Adriatik, përkatësisht në Durrës, përcjell Bota sot.

Bytyçi ka thënë se Minishengeni është projekt i zgjerimit të saj në Kosovë por edhe synim për dalje në Adriatik dhe asgjë nuk ka ndryshuar nga periudha e Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore.

Postimi i tij i plotë:

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Dmitreviç Sazanov, (1910-1916) shkruan: "Qëllimi për ne është sigurimi i plotë i pavarësisë ekonomike të shtetit serb. Për sa i përket mjeteve për arritjen e saj, atëherë të tilla mund të jenë ose zotërimi i pjesshëm i bregdetit, ose bashkimi hekurudhor me këtë ose atë port të Adriatikut… Lëshimi ndaj Serbisë në problemin për marrjen e portit në bregdetin e Shqipërisë, do t'i lehtësonte miqve të saj mundësinë e zmadhimit territorial të saj në drejtimin e jugut ose respektivisht zvogëlimin në favor të saj, të territorit të ardhshëm shqiptar".

Pas kësaj, le të thotë dikush se Minishengeni i Ramës dhe Vuçiç nuk është projekt për izolimin e Kosovës dhe daljen e Serbisë në Detin Adriatik, përkatësisht në Durrës! Minishengeni është pra projekt i zgjerimit të saj së paku në Kosovë, por edhe synim për dalje në Adriatik. Asgjë nuk ka ndryshuar nga periudha e Luftërave Ballkanike (1912-1913) dhe Luftës së Parë Botërore (1914-1918)! Kanë ndryshuar vetëm aktorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat