Blakaj e quan “gjeneral” Agim Veliun, ka një thirrje për të

Aktuale

Blakaj e quan “gjeneral” Agim Veliun, ka një thirrje për të

Nga: G.B Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 15:38
Agim Veliu

Njohësi i çështjeve politike, Sami Blakaj ka thënë se LDK e ka “gjeneralin” për kryeministër.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se gjenerali Agim Veliu ishte personaliteti i vitit brenda LDK-së, përcjell Bota sot.

Blakaj ka shtuar si ai çfarë lakmoi e realizoi duke u thirrur në emër të votuesve të LDK-së.

Ai ka thënë se tani ka ardhur koha që votuesit të flasin për Agimin dhe i ka bërë thirrje që të kandidojë dhe t’i mbetet elektoratit ta vlerësojë.

Postimi i tij i plotë:

LDK e ka „gjeneralin“ për Kryeministër!

Gjeneral Agim Veliu, ishte personaliteti i vitit brenda LDK-së. Thjeshtë çfarë ai lakmoi edhe e realizoi, gjithnjë duke folur në „emër“ të VOTUESVE të LDK-së. E tash ka ardhur koha të flasin VOTUESIT për Agimin.

#Agim, kësaj radhe e ke për obligim moral me kandidu, ndërsa elektoratit i mbetët me të vlerësu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat