Ushtari i FSK-së që bëri vetëvrasje është vëllai i doktorit të njohur të UÇK-së dhe zyrtarit të PDK-së

Aktuale

Ushtari i FSK-së që bëri vetëvrasje është vëllai i doktorit të njohur të UÇK-së dhe zyrtarit të PDK-së

Nga: D.RR Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 17:46
I ndjeri Guner Murati

Një pjesëtar i FSK-së, është gjetur i vrarë në parkun e Dragodanit në Prishtinë.

I ndjeri Guner Murati është pjesëtarë i FSK-së. 

Ai dyshohet se vrau vetën pas një zënke në familje.

“Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç”, ka bërë të ditur për media zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Gazeta Bota sot merr vesh nga burimet e veta se i ndjeri është vëllai i mjekut të njohur llapjan dhe njëherit zyrtar i PDK-së, Skënder Muratit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat