Veliu ‘godet’ Vjosa Osmanin: Ia ka bërë argatin Bulliqit, e pritshme vizita e saj në Podujevë

Aktuale

Veliu ‘godet’ Vjosa Osmanin: Ia ka bërë argatin Bulliqit, e pritshme vizita e saj në Podujevë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 21:35
Agim Veliu dhe Vjosa Osmani

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka komentuar vizitën e u.d të Presidentit, Vjosa Osmani në Podujevë ku kjo e fundit e uroi kryetarin e komunës, Shpejtim Bulliqin për pozitën e re.

Veliu në Pressing tha se Osmani “ja ka bërë argatin Bulliqit” dhe se e kishte pritur një gjë të tillë nga ajo.

“E kam prit një gjë të tillë sepse edhe ajo ja ka bërë argatin aq sa ka mundur”, tha Veliu.

U.d. e presidentit Vjosa Osmani ka shkuar sot në Podujevë ku është pritur nga kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi ka treguar në rrjetin social Facebook se cfarë u bisedua në takim.

“Takim me u.d. Presidenten Vjosa Osmani. Sot pritëm në takim u.d. Presidenten Vjosa Osmani, e cila ka vizituar Podujevën. Me këtë rast zonja Osmani më ka uruar për marrjen e besimit të qytetarëve llapjanë për të udhëhequr me Komunën e Podujevës dhe na uroi suksese në realizimin e objektivave dhe projekteve me interes për qytetarët llapjanë”, ka shkruar ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat