Petrit Zogaj thotë se është qesharake të kërkojë vota një kandidat për kryeministër që nuk është partie, tregon arsyen

Aktuale

Petrit Zogaj thotë se është qesharake të kërkojë vota një kandidat për kryeministër që nuk është partie, tregon arsyen

Nga: G.B Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 21:57
Petrit Zogaj

Analisti politik, Petrit Zogaj, ka reaguar lidhur me kandidimet për kryeministër të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kushdo që është kandidat për kryeministër e që nuk është kryetar partie, është qesharake të kërkojë vota, përcjell Bota sot.

Kjo, sipas tij pasi nëse atij nuk i besohet udhëheqja e partisë, si t'i besohet Kosova.

Postimi i tij i plotë:

Kushdo që është kandidat/e për kryeministër e nuk është kryetar partie, është më se qesharake që me kërku me u votu. Çka ke kjo punë-s’po ia besoni partinë me udhëheq ama po i besoni Kosovën? Çfarë logjike është kjo?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat