Kandidatura për kryeministër, Veliu: LDK ka emra të mirë, por unë nuk do të jem

Aktuale

Kandidatura për kryeministër, Veliu: LDK ka emra të mirë, por unë nuk do të jem

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 22:04
Agim Veliu

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, deklaroi se janë në bisedime brenda LDK për nominimin e një kandidati për postin e kryeministri në zgjedhjet e reja që do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai në Pressing në T7 ka thënë se do të dalin me kandidatin më të mirë që mund të ketë LDK-ja.

“Do ta diskutojmë me strukturat dhe shumë shpejt do ta arrijmë konsensusin. Kemi emra mjaft të mirë, nuk po përmendi emra. Unë nuk do të jem”, tha Veliu.

Derisa nuk e ka përjashtuar mundësinë që Kujtim Shala të jetë kandidat për kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat