Paçarizi: Prurjet në kohë të zgjedhjeve nuk i shoh si kualitative

Aktuale

Paçarizi: Prurjet në kohë të zgjedhjeve nuk i shoh si kualitative

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 23:11
Rrahman Paçarizi

Opinionisti, Rrahman Paçarizi, ka thënë se prurjet në partitë politike në kohë të zgjedhjeve nuk i sheh si kualitative.

Ai u shpreh se është dëshmuar që një pjesë e vogël e tyre janë treguar të suksesshëm.

“Joshja e njerëzve është e pandershme sepse bëhet në kohë fushatash”.

“Arsyeja pse shumica e tyre s’kanë sukses në parti është se njerëzit e televizionit, analistët politikë, nuk e dinë se si funksionon partia përbrenda, ndërsa një aktivist lokal e njeh bazën dhe mbërrin t’i sigurojë një masë të votës”.

“Është strategji e gabuar e partive politike që t’i thërrasin njerëzit në kohë fushatash, sepse edhe dilemat janë më të mëdha dhe reaksioni bëhet me i madh brenda partisë dhe rrjedhimisht më i dëmshëm”.

“Partitë politike janë të grupuara ndryshe në raport me qasjen që kanë për aderimin e njerëzve të rinj –jo për nga mosha. E kemi Lëvizjen Vetëvendosje që nuk ka nevojë për prurje të reja, është goxha komode. Nëse do të sjellë prurje të joshë njerëz me profil të caktuar publik, ka për të shkaktuar reaksione të brendshme sepse njerëzit janë angazhuar gjatë gjithë kohës dhe e kanë mbajtur barrën publike të LVV-së”.

“Prurjet në kohë të zgjedhjeve nuk i shoh si prurje kualitative. Është dëshmuar që një pjesë e vogël e tyre janë treguar të suksesshëm. Kemi pasur rast që gazetarët janë futur në parti politike dhe janë shuar përfundimisht”.

Ai po ashtu u shpreh se në këto zgjedhje PDK dhe Nisma do të garojnë së bashku.

“Duket që PDK dhe NISMA janë afruar, kanë mbetur të përcaktohen detajet e Nismës në lista e ndarje të hises. Nisma është dëshmuar që është goxha një parti e shkathët në kuptim të koalicioneve”.

“Në një listë bashkë me PDK-në, Nisma do të përfitojë në këtë plan, por edhe PDK përfiton se koncentrohet vota”.

“Nisma i ka mundësitë e vogla, se vështirë se mund ta kalojë pragun në këto zgjedhje. Për Nismën shpëtimi i vetëm është me u bë pjesë e listës së PDK-në”, deklaroi Paçarizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat