Hoxhaj uron Ditën e Veteranit: Sakrifikuan gjithçka për shtetin sovran që gëzojmë sot

Aktuale

Hoxhaj uron Ditën e Veteranit: Sakrifikuan gjithçka për shtetin sovran që gëzojmë sot

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 08:14
Ilustrim

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar sot Ditën e Veteranit, të gjithë veteranëve të luftës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se nderon përjetësisht të gjithë ata që kanë sakrifikuar gjithcka për shtetin që e gëzojmë sot.

“Nderim të përjetshëm për ata që sakrifikuan gjithçka dhe na sollën lirinë e shtetin sovran që gëzojmë sot! Prandaj, ne jemi të vetëdijshëm se liria ka emër! Urime Dita e Veteranit!”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka shpërndarë edhe një fotografi të uniformës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat