“Lajmi i fundit!” - Miftaraj tregon se çka do të ndodhë natën e 31 dhjetorit në Kosovë

Aktuale

“Lajmi i fundit!” - Miftaraj tregon se çka do të ndodhë natën e 31 dhjetorit në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:06
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka folur për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, për rrëzimin e Qeverisë së Avdullah Hotit.

Ai ka ironizuar, duke thënë se Kushtetuesja do ta publikojë aktgjykimin, natën e 31 dhjetorit 2020, përcjell Bota sot.

Nga Gjykata Kushtetuese, ditë më parë, është thënë se ajo po punon në finalizimin e aktgjykimit për rrëzimin e qeverisë, por nuk ka dhënë ndonjë datë.

Postimi i Miftarajt:

Lajmi i fundit:

Gjykata Kushtetuese si dhuratë për qytetarët e Kosovës për vitin e ri 2021, natën e 31 dhjetorit 2020 do t’ua bëjë befasi publikimin e Aktgjykimit.

Ne qytetarët gjatë festimit të natës së Vitit të Ri, do të kemi edhe një temë interesante ta diskutojmë me familjen dhe miqtë tanë.

P.S. Ky postim është satirë, dhe nuk është e sigurt nëse Aktgjykimi do të publikohet gjatë vitit 2020, apo në vitin e largët 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat