Zyrtari i PDK-së i tregon Haradinajt se sa vota mund t`i marrin nga kjo parti

Aktuale

Zyrtari i PDK-së i tregon Haradinajt se sa vota mund t`i marrin nga kjo parti

Nga: A.M. Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 22:16
Avni Bytyçi

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi i ka reaguar deputetit të AAK-së, Daut Haradinajt rreth votave.

Ai në postimin e tij në Facebook, i ka bërë të qartë Haradinajt se nuk do të marrin asnjë vota nga PDK-ja.

 “E mashtrimet e këtyre ditëve të Haradinajve, jo vetëm që nuk i ha më votuesi besnik i PDK-së dhe UÇK-së, por as votuesit e tyre.”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Tregoni Dautit se Ramushi dhe partia e tij, do t’i marrin ZERO vota nga PDK-ja. Aq sa i kishin marrë edhe për pozitën e Presidentit.

Pra, AAK jo vetëm që synoi postin e Presidentit sa ishte Thaçi në Kosovë, por, gënjyen në emër të liderëve tanë pasi shkuan në Hagë, se kinse “u kanë premtuar vota”. E mashtrimet e këtyre ditëve të Haradinajve, jo vetëm që nuk i ha më votuesi besnik i PDK-së dhe UÇK-së, por as votuesit e tyre.

Vota e PDK-së është për prof. Dr. Enver Hoxhaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat