Haradinaj: 2021-ta vit i fitores, ne jemi ndryshimi i sigurt

Aktuale

Haradinaj: 2021-ta vit i fitores, ne jemi ndryshimi i sigurt

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 16:46
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ua ka uruar festën e Vitit të Ri qytetarëve të Kosovës, teksa ka thënë se AAK është ndryshimi i sigurt.

Haradinaj përmes një video-mesazhi ka thënë se viti 2020 ishte një vit plot sfida, ndërsa 2021 do të jetë vit i fitorës.

Ai kashtuar se kosovarët do fitojnë mbi krejt sfidat që i presin.

“Po e përmbyllim një vit të vështirë, ishte sfidues, s’po ia kujtojmë njëri-tjetrit sa i vështirë ish. Ne kemë kaluar edhe dekada e shekuj të vështirë, por s’jemi dorëzuar asnjëherë. E mbyllem edhe këtë vit, po hyjmë në vitin 2021, vitin e fitorës, pra do të fitojmë mbi krejt sfidat që na presim. Nga zemra iu uroj familjet e juaj të jetë vit i mbarë, i uroj edhe miqtë tanë kudo që janë. Gëzuar”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat