Largohet nga PDK-ja, nga sot në përkrahje të fuqishme për Marigona Gecin. Gani Geci prezanton aderimin më të ri në LDK

Aktuale

Largohet nga PDK-ja, nga sot në përkrahje të fuqishme për Marigona Gecin. Gani Geci prezanton aderimin më të ri në LDK

Nga: N. H Më: 4 janar 2021 Në ora: 18:55
Gani Geci dhe Marigona Geci

Ish-deputeti i LDK-së dhe pjesëtari i UÇK-së, Gani Geci, ka bërë të ditur se një anëtar i PDK-së ka vendosur të largohet nga kjo parti, dhe nga sot ta përkrah Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe deputeten Margiona Geci.

Lim Kolla, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka thënë se PDK-ja pas shkuarjes së Thaçit dhe Veselit në Speciale, ka mbetur në duart e pasigurta, andaj me këtë rast ka vendosur nga sot të kalojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai shkruan se këtë veprim po e bënë për Gani Gecin, dhe kontributin e tij të pamohueshëm gjatë luftës.

Pas këtij aderimi, Gani Geci ka ftuar gjithë të rinjtë e Komunës së Skenderajt ta ndjekin këtë shembull.

“Anëtari i Kryesisë së Forumit Rinor të degës së PDK-së, dega në Vushtrri, del në mbështetje të Gani Gecit dhe familjes së tij. Ftoj rininë e Skenderajt që të ndjekin Lim Kollën”, shkruan Geci.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Pas shkuarjes në Gjykatën Speciale të Liderit Historik të PDK-së Hashim Thaçit dhe të Kryetarit të saj Kadri Veseli kjo parti ka mbet në disa individ të mangët që disa prej tyre edhe e kanë degraduar këtë parti!

Unë që nga sot i pushoj te gjitha aktivitetet nga kjo parti për dy arsye njëra që PDK ka mbet në duar të pasigurta,dhe tjetra veprimet degraduese dhe uzurpatore të Kryetarit të degës së PDK-së në Vushtrri dhe 3 4 individëve që janë klyjsh të tij!

Ata janë tradhtarët dhe jo Unë! Sepse kurrë skam qenë në LDK edhe pse kemi pas miqësi me Ganin e për këtë e din të gjithë por dëshmitari ma i mirë është vet Gania!

Nga sot do jem në përkrahje të plotë të vajzës së Gani Gecit (Marigona Geci) dhe Lidhjes Demokratike!

Familja Geci veçanërisht Ganiu kanë dhënë kontribut të pamohueshëm gjatë luftës, ndërsa sot në paqe përfaqësohet në mënyrë të dinjitetshme nga një vajzë që ka përfunduar studimet master e tash në doktoraturë Marigona Geci!

Të gjithë fuqinë dhe aktivitetin tim do ta jap në përkrahje të Ganiut dhe vajzës së tij.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat