Gazmend Halilaj publikon fotografitë tronditëse: Ja çfarë i bëri SHIK-u gjatë kohës sa ishte në burg

Aktuale

Gazmend Halilaj publikon fotografitë tronditëse: Ja çfarë i bëri SHIK-u gjatë kohës sa ishte në burg

Nga: N.Sh Më: 4 janar 2021 Në ora: 21:53
Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, ka publikuar dy fotografi në rrjetin social facebook.

Këto fotografi janë tronditëse, pasi që kanë të bëjnë me shëndetin e tij.

Ai ishte arrestuar dhe mbajtur në burg në kohën kur kishte zbuluar skandalin e Drenasit, kur një vazjë e mitur ishte dhunuar seksualisht nga arsimtari, zyrtari policor dhe pastaj ishte mbetur shtatëzënë dhe kishte abortuar në një ordinancë private.

Halilaj thotë se, njerëzit e SHIK-ut ia ndryshuan shëndetin.

Postimi i plotë:

Kështu ma ndryshuan shëndetin njerëzit e SHIKUT- në 2019,  kur zbulova krimin më të madh ndërinstitucional.

Foto nr 1, ishte ditën kur më kidnapuan, foto nr 2, ishte ditën kur më liruan.

Harrone BE-në, derisa burgosni, shantazhoni dhe  vrisni sinjalizuesit...

Keshtu ma ndryshuan shendetin njerzit e SHIKUT- ne 2019, kur zbulova krimin me te madh nderinstitucional. Foto nr 1,...

Posted by Gazmend Halilaj on E hënë, 4 Janar 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat