Ofendimet e Veliut për Osmanin, Ymeri: Jashtëzakonisht të pahijshme dhe thelbësisht të papranueshme

Aktuale

Ofendimet e Veliut për Osmanin, Ymeri: Jashtëzakonisht të pahijshme dhe thelbësisht të papranueshme

Nga: A.SH Më: 5 janar 2021 Në ora: 13:08
Agim Veliu

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ofendoi sot Vjosa Osmanin.

“Unë e di që ajo është tepër e madhe dhe i duhet hapësirë shumë, a po kupton çfarë, qysh konteksti po e them. Unë e di që ajo është tepër e madhe, e gjanë (e gjerë) edhe i duhet hapësirë shumë, po nuk e paskna ditë që duhet komplet një Kryesi me ja lëshu vendin edhe nuk e di a e nxenë”, ka thënë në një Veliu.

Për këtë analisti Visar Ymeri ka thënë se këto deklarimet janë të pahijshme dhe të papranueshme.

"Diskutimet për dukjen fizike të kujtdo në skenën publike, e veçanërisht në atë politike, përveç se denigruese e të poshtra, janë edhe të padijshme. Më shumë se sa për të apostrofuarin flasin për apostrofuesin. Ky i fundit në këto sulme del i gabuari, i padijshmi, pa sens as të politikës dhe as të humorit", ka shkruar Ymeri në Facebook.

Postimi në Facebook:

Deklarimet e sotme të Agim Veliut ndaj Vjosa Osmanit janë jashtëzakonisht të pahijshme dhe thelbësisht të papranueshme.

Diskutimet për dukjen fizike të kujtdo në skenën publike, e veçanërisht në atë politike, përveç se denigruese e të poshtra, janë edhe të padijshme. Më shumë se sa për të apostrofuarin flasin për apostrofuesin. Ky i fundit në këto sulme del i gabuari, i padijshmi, pa sens as të politikës dhe as të humorit.

Kjo tregon për mungesën serioze të diskutimeve përmbajtësore në skenën politike. Kështu i tërë ligjërimi politik rrezikon të kalojë përmes personalizimit të politikës tek objektifikimi i personit. Kjo e çon diskutimin edhe një hap larg politikës dhe çështjeve me të cilat duhet të përballemi urgjentisht.

Edhe një herë: le të na tregojnë, në këtë rast LDK e Agim Veliu, çka do të bëjnë me problemet urgjente ekonomike, sociale e politike, sepse për tentim përqeshje banale dhe tonalitet abuziv e patriarkal, ka sa të duash në secilën tavolinë të secilës kafene dhe çajtore nëpër Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat